‘Dardanët’ dhurojnë 30 bileta falas për komunitetet për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso

21 mars 2022 | 14:35

Tifogrupi i Kosovës “Dardanët” kanë vendosur të dhurojnë 30 bileta dhe shalla pa pagesë për pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Ju njoftoj që si kreu i tifogrupit ‘Dardanët’, kam vendosur që t’i ndaj 30 bileta dhe shalla falas për bashkështetasit tonë që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, për ndeshjen ndaj Burkina Fasos. Jemi të hapur për të gjitha komunitetet dhe besojmë thellësisht që vlerat që i përfaqëson shteti ynë, si dhe vetë përfaqësimi i futbollit tonë me anë të kombëtares – nuk kanë monopol monoetnik. Kosova i takon të gjithëve: çdo banori marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare”, ka shkruar Berisha.

Kosova do të ballafaqohet me 24 mars me Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në një ndeshje miqësore. Pesë ditë më vonë, të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Giresses do do të përballen në një tjetër takim kontrollues me Zvicrën, pjesë e së cilës janë edhe disa lojtarë nga Kosova, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësja e viktimave në gjykimin ndaj Salih Mustafës, avokatja Anni…