‘Dardanet’ do të luftojnë për fitore

23 tetor 2020 | 12:06

Futbollistet e Përfaqësues A të Kosovës në futboll, kanë arritur në Turqi dhe u akomoduan në Restortin “EmirHan Hotel” në Magnavat dhe mbajtën stërvitjen para ndeshjes kualifikuese për “Euro 2021” kundër Turqisë.

“Dardanet” punuan në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija. Në prag të këtij dueli po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në radhët e përfaqësues dhe emëruesi i përbashkët i shtabit teknik dhe i futbollisteve është se në ballafaqim me Turqinë do të japin gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv.

Ndonëse në këtë ndeshje vijnë me shumë mungesa të futbollisteve cilësore, kjo nuk do të thotë se “dardanet” do të dorëzohen, përkundrazi do të luftojnë për fitore.

http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2020/10/Deklaratat-Kombetarja-femrat.mp4?_=1

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erika Canella vite më parë u zgjodh si femra me…