“Dardanët” do t’i mbajnë sot dy seanca stërvitore
Kombëtarja e Kosovës do të ushtrojë sot dy herë, për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e tetorit.
“Dardanët” do të ushtrojnë nga ora 11:30 në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa pasdite, nga ora 17:00 është në program një tjetër stërvitje, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Paraprakisht, një pjesë e ekipit ka ushtruar lehtë dje pasdite, ndërsa sot pritet të kompletohet ekipi, shkruan “Gazeta Express”.
Selektori Primoz Gliha nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit Ismajl Beka, Shkëlqim Vladi e Leart Paqarada, ndërsa është në dyshim prezenca e Zhegrovës, po ashtu i lënduar së fundmi, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndërkaq, është ftuar dje Mërgim Vojvoda, i cili është riaftësuar nga lëndimi.
Kosova do të luajë ushtrojë sot dy herë, ndërsa nesër kontingjenti i saj do ta marrë rrugën drejt Andorrës, ku të enjten do të përballet me Kombëtaren vendëse.
Më pas, “Dardanët” do të rikthehen të premten në atdhe, por me gjasë eksperienca e tyre në tetor do të marrë fund me duelin ndaj Andorrës pasi ndeshja me Izraelin sipas të gjitha gjasave do të shtyhet, mungon veç vendimi zyrtar nga UEFA.