‘Dardanët’ e nisin me fitore bindëse
19 korrik 2023
| 22:17
“Dardanët” e rinj e kanë nisur me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni C për U16, që filloi sot në Prishtinë. Kosova U16 ka mundur Maltën me rezultat të thellë 103:53 (24:6, 23:15, 31:18, 25:14).
Basketbollistët e Kosovës U16 e nisën fuqishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 24:6. “Dardanët” e rinj vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shtuan epërsinë në 47:21, sa përfundoi pjesa e parë. Kosova nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku shtoi epërsinë edhe më shumë dhe triumfuan bindshëm 103:53.
Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 17 pikë dhe 13 kërcime, Yll Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime e Lis Binishi me 14 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.