‘Dardanet’ e reja mësojnë kundërshtaret për kualifikimet e ‘Euro 2021’
Sot në selinë e UEFA-s në Nion, është tërhequr shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020/2021 për përfaqësueset e femrave U17 dhe U19.
Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në këto kualifikime me Përfaqësuesen e femrave U17. Në këto kualifikuese janë gjithsej 12 grupe me nga 4 skuadra, derisa “dardanet” bën pjesë në grupin e 12-të së bashku me Austrinë, Greqinë dhe Lituaninë. Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Lituani prej 8 deri më 14 tetor të vitit 2020. 28 skuadra do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin elitë, ku do të jenë 24 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira nga 12 grupet që do të sigurojnë biletën për kualifikim tutje.
Ndërkohë, edhe në kualifikueset e kombëtareve U19, Kosova do të bëjë pjesë në grupin 12, së bashku me Anglinë, Irlandën dhe Greqinë. Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Greqi, prej 21 deri më 27 tetor, 2020. Edhe në këtë grupmoshë kualifikimin në raundin elitë e sigurojnë 28 ekipe.
/Epoka e re/