‘Dardanët’ e rinj mposhtin Turqinë
Kosova U21 ka shënuar fitore bindëse në Fadil Vokrri ndaj Turqisë U21, për t’u bërë edhe lider i grupit.
Kosova shënoi fitore prej 3 me 1 në përballjen e sotme në një ndeshje shumë të bukur para tifozëve “Dardanë”, transmeton Koha.net. Ishte Arbenit Xhemajli ai që i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Mysafirët e nisën më mirë pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 46 përmes Dervisoglut. Por, në vazhdim Kosova shënoi edhe dy herë. Ishte Mirlind Daku ai që shënoi riktheu epërsinë në minutën e 72.
Derisa golin e fundit e shënoi Lirim Kastrati me një goditje shumë të bukur nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 89. Të gjithë golat e Kosovës ishin dedikim për Arbër Zenelin, që u lëndua në sfidën ndaj Malit të Zi me kombëtaren A të Kosovës. Me këtë fitore Kosova është lider në Grupin 3 me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Derisa e dyta është Turqia me katër pikë. Në vendin e tretë është Shqipëria me 2 pikë.