‘Dardanët’ e rinj në Evropian debutojnë ndaj Estonisë
Pas përgatitjeve në Prishtinë, Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve, nga 12 deri më 21 korrik do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B që mbahet në Matosinhos në Portugali.
Djelmoshat të udhëhequr nga Ibrahim Karabegu do të jenë në Grupin C, së bashku me Estoninë, Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë dhe Armeninë. Synimet e “Dardanëve” të rinj janë të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në këtë Evropian. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Estonisë, derisa kundërshtarët e përafërt me Kosovën shihen Gjeorgjia dhe Armenia. Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 21 Kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, 3 grupe me Përfaqësuese dhe pikërisht Grupi C me 6, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Tri Kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A. Dy vendet e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi 3 dhe 4 do të luajnë për pozitat 9-16, kurse 5-6 për vendet 17-21.
Orari
E premte (12 korrik)
17:00 Estonia-Kosova
E shtunë (13 korrik)
17:00 Kosova – Holanda
E diel (14 korrik)
19:15 Armenia-Kosova
E hënë-pushim
E martë (16 korrik)
17:00 Kosova – Gjeorgjia
E mërkurë (17 korrik)
19:15 Kosova-Suedia