‘Dardanët’ e rinj përballen sot me Ukrainën

12 korrik 2023 | 11:19

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të vazhdojë sot garat në Kampionatin Evropian, Divizioni B në grupmoshat U20.

“Dardanët” e rinj do të përballen sot me Ukrainën, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 13:30.

Kosova U20 i nisi garat në këtë Evropian me humbje ndaj Gjeorgjisë, ndërsa e vazhdoi në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Suedisë, kurse fitoren e parë të kësaj gare e gjeti kundër Azerbajxhanit.

Njëkohësisht, ndeshja ndaj Ukrainës do të jetë përballja e fundit e “Dardanëve” të rinj në fazën e grupeve të këtij Evropiani. 13:30 Ukraina-Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Bajraktari, shpall të pavlefshme diplomen e Fakulteti te Mjekësisë,…