Dardanët e rinj pësojnë nga Qipro
26 korrik 2023
| 23:21
Kosova U16M është mposhtur nga Qipro në gjysmëfinale me rezultat 49:74 (9:28, 7:25, 15:10, 18:11)
Kjo është humbja e parë për Dardanët në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë.
Tani Dardanët do të luajnë për vendin e tretë kundër Andorrës nga ora 17:30, kurse finalja zhvillohet ndërmjet Qipros dhe Azerbajxhanit.
Mal Tusuni shënoi 12 pikë për Kosovën, kurse nga dhjetë shënuan Lis Binishi dhe Ben Basha.
Në gjysmëfinalen e parë fitore ka shënuar Azerbajxhani ndaj Andorrës me rezultat 87:64.
Gjatë ditës janë zhvilluar edhe ndeshjet për vendin pesë deri nëntë, ku Armenia ka fituar bindshëm ndaj Maltës me shifrat 93:36, ndërsa fitore arriti edhe San Marino ndaj Gjibraltarit 65:48.