‘Dardanët’ e rinj shënojnë fitore të madhe ndaj Malit të Zi
06 maj 2024
| 14:57
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur në mënyrën më të mirë paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.
Të hënën në Ankara të Turqisë, djemtë e Kosovës kanë fituar ndaj Malit të Zi me rezultat 23:20.
Është kjo njëra prej fitoreve më të mëdha të grupmoshave të reja të Kosovës deri më tani.
Kombëtarja e Kosovës ka dominuar nga fillimi. Kishte lojë efikase në sulm, ndërsa edhe mbrojtja ishte në nivel.
Kosova sot (e hënë) luan edhe ndaj Irakut.