‘Dardanët’ ende shpresojnë në kualifikim

20 shkurt 2021 | 10:14

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten pësoi humbje nga Luksemburgu, por ende ka gjasa që të kualifikohet tutje.

Megjithatë tash gjërat janë vështirësuar për “dardanët”, të cilëve iu duhet shumë fat për ta arritur këtë synim. Sot (e shtunë) do të zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin B, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023.

Luksemburgu do të përballet me Islandën, ndërsa Kosova me Sllovakinë. Islandezët janë kualifikuar tutje, sepse kanë katër fitore dhe një humbje, ndërsa Luksemburgu, Sllovakia dhe Kosova kanë nga shtatë pikë, apo dy fitore dhe tri humbje. Për t’u kualifikuar tutje “dardanët”, duhet të mposhtin Sllovakinë, por edhe për të shpresuar që Luksemburgu do të mundet nga Islanda. Të shtunën takohen: Luksemburgu-Islanda (16:00), Kosova-Sllovakia (19:00).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriptovaluta më e popullarizuar në botë, Bitcoin, ka arritur përsëri…