‘Dardanët’ fillojnë përgatitjet për rrethin e dytë kualifikues

21 tetor 2019 | 15:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për rrethin e dytë kualifikues të Botërorit 2020, që do të mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Shkup.

“Dardanët” e futsallit janë grumbulluar në hotel “Venus”, derisa stërvitjet po i zhvillojnë në palestrën “Diloni Benz”. Kosova do të udhëtojë në Shkup të mërkurën, kurse ndeshjen e parë do ta zhvillojë të enjten në orën 17:30 kundër Ukrainës.

Në orë të njëjtë më 25 tetor, Kosova përballet me Maqedoninë e Veriut, kurse më 27 tetor nga ora 20”00 takohet me Slloveninë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar se drejtori i Zyrës për…