
‘Dardanët’ humbin testin ndaj Sllovakisë
20 korrik 2019
| 23:24
Kosova ka zhvilluar miqësoren e parë përballë Sllovakisë, ku pësoi humbje me rezultat 85:79.
Përkundër humbjes basketbollistët e Kosovës kanë shfaqur një lojë mjaft të mirë, derisa është dalluar Dardan Berisha me 30 pikë.
Kjo ishte miqësorja e parë ndaj Sllovakisë, derisa miqësorja e dytë zhvillohet të dielën (nesër) nga ora 18:00, po ashtu në Bratislavë të Sllovakisë.