“Dardanët i dalin zot Kosovës”, Kurti shpreh gëzim pas fitores ndaj Irlandës
23 shkurt 2024
| 08:57
Kryeministri Albin Kurti është gëzuar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Irlandës në kuadër të para-kualifikuesve të Kupës së Botës në basketboll.
Kosova e ka nisur me fitore ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës 2027, duke mposhtur Irlandën me rezultatin 83:76.
Te Dardanët më i miri ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime e tri asistime. Pas tij me 19 pikë ishte Dardan Berisha, ndërsa Mikaile Tmusic kontribuoi me 11 pikë.