Dardanët i rikthehen stërvitjeve, fokusohen te ndeshja kundër Qipros
07 shtator 2024
| 14:25
Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës u është rikthyer stërvitjeve, me synimin për ta rikthyer moralin e lartë dhe për ta përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës kundër Qipros, të cilën e zhvillojnë të hënën në Larnaca.
Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional në Hajvali ishin të pranishëm 13 lojtarë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit që ishin titullarë ka zhvilluar seancë rigjeneruese në palestër brenda hotelit.
Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite, derisa më pas do të udhëtojnë drejt Qipros.