‘Dardanët’ kërkojnë fitore ndaj Zvicrës

19 korrik 2023 | 11:00

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte (e mërkurë) e zhvillon ndeshjen e rëndësishëm ndaj Zvicrës në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për “Eurobasket 2025”.

“Dardanët” i kanë filluar përgatitjet për këtë ndeshje nga 1 korriku dhe të shtunën e kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë në mënyrë që të përgatiten sa më mirë.

Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka bërë me dije se janë gati për këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Ai u ka bërë thirrje tifozëve që të mërkurën të jenë në palestër në numër sa më të madh, pasi kjo do t’i ndihmonte Kosovës për të arritur fitore.

“Nuk ka qenë lehtë, pasi ka qenë 2 muaj pushim, por besoj se jemi gati dhe do ta japim maksimumin. Të mërkurën është ndeshja e parë dhe tepër me rëndësi për ne. Përkrahja nga tifozët është shumë e rëndësishme për ne. Kushtet kanë qenë të mira nga ana e FBK-së dhe me punën e trajnerit që ka bërë, jemi gati. Besoj se palestra do të jetë e mbushur dhe do ta kemi përkrahjen e tyre. Ne do të japim 100 % nga vetja jonë. Mendoj se jemi më të fortë se herët e kaluara, pasi Lisi (Shoshi) dhe Dardani (Kapiti) janë rikthyer në kombëtare. E rëndësishme për ne është ta luajmë lojën tonë”, ka thënë Berisha.

Kosova pas kësaj ndeshje më 26 korrik është mysafire e Danimarkës, kurse më 29 korrik luan ndeshjen tjetër ndaj Zvicrës. Ndeshjen e fundit “dardanët” e zhvillojnë më 5 gusht ndaj Danimarkës. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më…