‘Dardanet’ kërkojnë fitoren e tretë kundër Bullgarisë

20 shkurt 2023 | 14:48

Pas dy fitoreve kundër kombëtareve të Estonisë (2-1) dhe Hong Kongut (7-0), “dardanet” kërkojnë edhe fitoren e tretë kundër Bullgarisë në kuadër të turneut të turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Vashat e Kosovës të martën takohen me Kombëtaren e Bullgarisë në orën 11:00 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 9:00 sipas kohës së Kosovës, në Kompleksin sportiv “Gold City”.

Ato janë shprehur të gatshme për fitore në këtë përballje, derisa përzgjedhësja Anneli Anderson duket se për këtë takim është e përgatitur dhe ka njohuri për cilësinë e Bullgarisë, prandaj në ndeshjen kundër Hong Kongut i pushuar gati krejt përbërjen e parë në mënyrë që të jenë të gatshme për një tjetër triumf.

Në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Bullgarisë u provuan shumë skema taktiko-teknike dhe gjithçka që mund të ndodhë gjatë ndeshjes. Atmosfera në mesin e futbollisteve “dardane” është e shkëlqyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka konfirmuar se…