‘Dardanët’ marrin sot rrugën për Norvegji
03 qershor 2024
| 12:27
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të niset sot për në Norvegji, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj tyre.
Ata janë shprehur të gatshëm për këtë përballje ndaj vendësve të cilët udhëhiqen nga njëri prej qendërsulmuesve më të spikatur në botë, Erling Haaland.
Trajneri Frano Foda e konsideron të rëndësishme këtë miqësore si njëfarë pasqyre se ku ndodhet kombëtarja para fillimit të Ligës së Kombeve në shtator.