‘Dardanet’ mëtojnë rezultat pozitiv kundër Armenisë

26 tetor 2021 | 14:26

Përfaqësuesja A e femrave të Kosovës në futboll u akomodua të hënën në hotel “Metropol” dhe mbajti seancën stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” kundër Armenisë.

Stërvitja u shtrua bazuar në analizën paraprake të ndeshjes Shqipëri-Armeni, nga e cila përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha taktikat e mundshme në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë. Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe vashat janë të motivuara për fitore në mënyrë që sa më parë të harrohet humbja e thellë nga Kombëtarja e Belgjikës të enjten e kaluar.

Ndeshja e “Dardaneve” kundër Armenisë zhvillohet sot nga ora 16:00 sipas kohës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Besa Famgas, Arben Muqolli ka komentuar shortin për…