‘Dardanët’ mposhten nga ‘Tulipanët’

31 korrik 2022 | 16:54

Kosova ka pësuar humbjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

“Dardanët” e rinj janë mundur nga Holanda me rezultat 44:78 (7:23, 10:13, 11:20, 16:22). Derisa për basketbollistët e Kosovës ishte humbja e tretë në tri ndeshje, për “Tulipanët” ishte fitorja e parë.

Fillimi i mirë u dha komoditet në vazhdim të ndeshjes. Çerekun e parë e fituan 7:23 dhe këtë epërsi e rritën në vazhdim të ndeshjes, duke fituar 44:78. Te Kosova u dallua Olsi Kurtaj me 21 pikë e pesë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi i Uellsit pranoi një pagesë prej 1 milion funteve…