‘Dardanët’ në grup të vështirë

20 korrik 2023 | 16:16

Nga 21 deri më 30 korrik do të zhvillohet Kampionati Evropian, Divizioni B, për meshkuj U18. Ky kampionat do të zhvillohet në Matosinhos të Portugalisë, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.

Meshkujt U18 janë caktuar në Grupin C, ku do të përballen me Holandën, Estoninë, Ukrainën, Rumaninë dhe Irlandën.

Sfida e parë për Dardanët do të jetë të premten ndaj Estonisë, për të vazhduar më pas kundër Holandës, Rumanisë, Irlandës dhe në fund kundër Ukrainës.

Në këtë Evropian do të gjykojë edhe gjyqtari nga Kosova, Xhelal Mumini, ndërkohë që Ngadhnjim Shabani, po gjykon me sukses në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që po zhvillohet në Prishtinë.

Orari

21 korrik
20:00 Kosova-Estonia

22 korrik
22:30 Holanda-Kosova

23 korrik
22:30 Rumania-Kosova

25 korrik
22:30 Irlanda-Kosova

26 korrik
22:30 Kosova-Ukraina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se 93 trupa…