Dardanët nisen për në Budapest, nesër përballen me Bjellorusinë
18 qershor 2023
| 08:55
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur drejt Budapestit. Nesër me fillim nga ora 20:45 do të përballen me Bjellorusinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të premten “Dardanët” luajtën kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Nga ky takim të përzgjedhurit e Alain Giresse nuk morën më shumë se një pikë duke luajtur pa gola, 0:0.
Kosova aktualisht gjendet në vendin e katërt në Grupin I, me tri pikë.