‘Dardanët’ nisën për në Qipro (video)
Gjithashtu, ata sot e kanë kryer seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.
“Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në “Facebook”, ku shihet futbollistët duke u nisur.
Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës është thënë se futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.
Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania.
Ndërkohë, sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.