Dardanet nisin përgatitjet për Ligën e Kombeve

18 shkurt 2025 | 16:33

Kombëtarja e Kosovës – vajzat i ka nisur të martën në Kampin Nacional në Hajvali stërvitjet për dy sfidat e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve në Ligën C.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj dhe stafit të tij, vajzat dardane po punojnë me përkushtim maksimal për të qenë gati për këto duele të rëndësishme.

Ekipi verdh e kaltër do të përballet me Maqedoninë e Veriut në udhëtim më 21 shkurt, ndërsa katër ditë më vonë (25 shkurt) do ta presë Letoninë në shtëpi.

Dardanet synojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në sfidat e shkurtit dhe të nxjerrin sa më shumë pikë që të jetë e mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva i është rikthyer fitores në Superligën e futbollit. Skuadra…