‘Dardanet’ pa asnjë humbje e fitojnë turneun në Itali

21 shkurt 2020 | 13:37

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e përbërë prej vashave U16, U19 dhe U23 nën udhëheqjen e Kushtrim Munishit ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa” që u zhvillua në Itali me ekipe të kolegjeve të ndryshme dhe me kombëtare tjera si Moldavia.

Në finalen të këtij turneu futbollistet “dardane” arritën ta mposhtin Moldavinë, me rezultat 3-1 dhe në këtë mënyrë turneun e mbyllën me bilanc prej katër fitoreve, tri në grupin B (Bolzanon 3-0, Lazion C.R. 8-0 dhe Uellsin 5-0).

Në ndeshjen e fundit të parat erdhën në epërsi moldavet përmes penalltisë në minutën e 32-të ku shënoi Ceresku dhe vetëm dy minuta më vonë Kaltrinë Biçkaj po ashtu nga pika e bardhë barazoi shifrat (1-1). Pjesa e dytë nisi furishëm nga vashat e Kosovës, ku Loreta Lulaj shënoi për epërsinë 2-1. “Dardanet” nuk u ndalen as pas këtij goli dhe në minutën e 60-të, Kaltrinë Biçkaj shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin të saj pas një bashkëveprimi me Donjeta Halilajn. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja. Festa u bë edhe më madhështore pasi që edhe Përfaqësuesja U19 e meshkujve fitoi në finale kundër Moldavisë me rezultat 1-0.

Moldavia – Kosova 1-3   (1-1)
Stadiumi: FC “Atletico” Fregenae
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë:.S. Stavagna, E.  Cepece e B. Neroni
Shënuese: C. Ceresku(32 pen.)për Mol. e  K. Biçkaj(34 pen, 60) e L. Lulaj(47) për Kos:
K.V. V. Berisha e Kos.
Moldavia:Panova, C. Ceresku, A. Arnautu, I. petelca, A. Sivolobova, C. Tabur, V. mitul, I. Topal, D. Mardari, D.Loghin e V. Turcanu.
Kosova. F. Kolgeci, D. Halilaj,A. Fejza, B. Shala, V. Berisha(D. Graiçevci), L. Temaj, K. Biçkaj(N. Osmani), E. Kryeziu(L. Shumolli), L. Lulaj(D. Lajqi), F. Berisha(L. Misini) e B. Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim…