‘Dardanët’ paraqiten mirë, por humbin nga Rumania
24 shkurt 2019
| 22:33
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është paraqitur mirë në ndeshen e Grupit B të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” ndaj Rumanisë, por në fund pësoi humbje me rezultat 75-79.
Paraqitja e Kosovës ishte e mirë sidomos në çerekun e parë dhe të tretë, por në fund përvoja e Rumanisë erdhi në shprehje dhe fituan ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Kosova mbetet e treta në këtë grup, pas Maqedonisë dhe Rumanisë. Biletën për fazën kualifikuese ‘Dardanët’ do ta kërkojë në raundin e tretë të parakualifikimeve që mbahet në muajin gusht. Në atë fazë, Kosova bën pjesë në Grupin G bashkë me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
/Epoka e re/