
‘Dardanet’ për rezultat pozitiv edhe ndaj Sllovenisë
03 shtator 2019
| 12:02
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, në orën 17:00 do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021” kundër Sllovenisë.
Ekspedita e “Dardaneve” ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.
Atmosfera në kampin e “Dardaneve” është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.
/Epoka e re/