‘Dardanët’ përballen me Moldavinë
17 gusht 2021
| 16:19
Kosova pas fitores së thellë ndaj Maltës, do të ndeshet me Moldavinë, që pësoi humbje nga Luksemburgu 65:77.
“Dardanët” e rinj shpresojnë në fitoren e radhës. Basketbollistët e Kosovës hyjnë në këtë Evropian pas përgatitjeve intensive, duke shpresuar për paraqitje sa më të mira dhe për rezultate sa më pozitive në këtë Kampionat, që po mbahet në Prishtinë.
Takimi i fundit është mes Luksemburgut dhe Shqipërisë. Luksemburgu mundi Moldavinë në ndeshjen e parë, ndërsa kuqezinjtë pësuan nga Gjibraltari 56:52. Ndeshjet transmetohen në YouTube, kurse ndeshjet e Kosovës është në platformën Artmotion.
Orari
17 Gusht (e martë)
14:00 Gjibraltari-Malta
17:00 Kosova-Moldavia
20:00 Luksemburgu-Shqipëria