‘Dardanët’ pësojnë humbje nga Irlanda

24 nëntor 2024 | 20:57

“Dardanët” luftuan deri në fund përballë Irlandës, por pësuan 91:85 (24:12, 18:25, 31:21, 18:27), në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.

Dy pikët e para të ndeshjes u shënuan nga Kosova, por më pas vendasit hyn në një seri të suksesshme për 22:2, por “Dardanët” u rikthyen për të ngushtuar diferencën, ku çereku i parë përfundon 24:12. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të ngushtuar më shumë epërsinë, ku pjesa e parë përfundoi 42:37.

Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë interesante, ku “Dardanët” luftuan deri në fund për të bërë përmbysjen, megjithatë, Irlanda fitoi 91:85.

Erjon Kastrati nuk luajti për shkak të lëndimit, derisa në fillim u lëndua edhe Erjon Kastrati. Mikaile Tmusiq, Lis Shoshi dhe Malcolm Armstead u laguan me pesë gabime personale gjatë ndeshjes.

Te Kosova, Dardan Berisha shënoi 15 pikë, Lis Shoshi 14, Rron Ukaj dhe Malcolm Armstead nga dhjetë, ndërsa Gëzim Morina kishte nëntë pikë e shtatë kërcime.

Kosova e kishte mundur Irlandën në Prishtinë 83:76. Zvicra ka katër fitore, Irlanda dy fitore e dy humbje, ndërsa Kosova dhe Azerbajxhani nga një fitore e tri humbje.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë përballë Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid kaloi 0-3 pengesën e Leganes, në ndeshjen e…