Pritje e ngrohtë për ekspeditën e Kosovës në “Adem Jashari”
Skuadra e Kosovës u prit nga tifozët, “Dardanët”, të cilët i pritën në aeroportin ‘Adem Jashari” pas fitores kundër Maltës.
“Dardanët” e turpëruan Maltën në shtëpi me fitore me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për Gupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Golat u shënuan nga Vedat Muriqi, Benjamin Kololli, Donis Avdijaj dhe Valon Rashica. Përfaqësuesja u rikthye në Prishtinë në orën 2 të mëngjesit, dhe Dardanët kishin shkuar në aeroport për t’ia dhënë atyre pritjen e merituar pas fitores, raporton “Express”.
“S’na ndal as shiu, e duam borën; Jetojmë për Shqipërinë, Vdesim për Kosovën”, shkruhet në mbishkrimin e videos së postuar nga tifozët e Kosovës.
Kosova e luan ndeshjen vendimtare të martën në “Fadil Vokrri”, kundër Azerbajxhanit. Barazimi ose fitorja do ta shpallte Kosovën fituese të grupit dhe ngritët në Ligën C.
https://www.facebook.com/dardanetks/videos/788722258194550/?t=1