‘Dardanët’ reagojnë pas zhvillimeve të fundit në FFK
Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës. Kërkesa e këtyre tifozëve është që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual, çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënien e FFK-së me UEFA-n, por edhe mos të ketë ndërhyrje politike në FFK. “Dardanët” poashtu i kanë dhënë mbështetje kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademi.
“Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës të ‘play-off’-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK-së.
Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen tonë eventuale në ‘Euro 2020’. Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës. Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të përkrahim strukturat legale në FFK, andaj e përkrahim kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi. Ëndrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni”, thuhet në reagimin e “dardanëve”.
/Epoka e re/