‘Dardanët’ shënojnë ngritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s

16 shtator 2021 | 12:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritjen më të lartë në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

“Dardanët” janë ngritur në pozitën e 109-të në renditjen e FIFA-s. Kjo ngritje ka ardhur pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit ndaj Greqisë në kualifikueset e Botërorit.

Ndërsa edhe Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita dhe tash janë në vendin e 66-të. Kuqezinjtë e mposhten Hungarinë dhe San Marinon.

Belgjika është e para në renditjen e FIFA-s, në vend të dytë është Brazili, derisa pozitën e tretë e ka rrëmbyer Anglia. Franca ka rënë në vendin e katërt dhe në vendin e pestë është kampionia e Evropës, Italia.

Në top dhjetëshe janë Argjentina, Portugalia, Spanja, Meksika dhe Danimarka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar…