‘Dardanët’ shkëlqejnë ndaj Lituanisë

24 mars 2021 | 22:40

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shkëlqyer në miqësoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” shënuan fitore me rezultat 4-0. Në minutën e 27-të, Arbër Zeneli me një gol të bukur e hapi serinë e golave për 1-0. Raste të mira shënimi patën në pjesën e parë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, sikurse që e kishin edhe një rast lituanezët, por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Kosova ishte edhe me e mirë në pjesën e dytë dhe si rezultat shënoi edhe tre gola të tjerë. Në minutën e 63-të, Vedat Muriqi shënoi për 2-0. Tetë minuta me vonë Zeneli e ngriti epërsinë në 3-0. Golin e katërt dhe të fundit në ndeshje e shënoi Besar Halimi, në minutën e 79-të. Kosova në këtë muaj zhvillon edhe dy ndeshjet kualifikuese për botëror ndaj Suedisë dhe Spanjës.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Zeneli po tregon formë të lartë në ndeshjen miqësore…