‘Dardanët’ synojnë të dalin mirë nga sfidat e nëntorit

18 nëntor 2024 | 13:54

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke u përgatitur për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027. “Dardanët” kanë nisur të ushtrojnë nga e marta e javës së kaluar nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet.

Sipas Federatës së Basketbollit, stërvitjet po shkojnë mjaft mirë dhe të gjithë basketbollistët po e japin maksimumin, derisa atmosfera në kampin dardan është mjaft e mirë. Ekipi ka ushtruar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Dardanët” në muajin nëntor do t’i zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës. Kosova e ka një fitore dhe një humbje deri tash. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

FBK-ja iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i mbështesin “Dardanët” në këto dy sfida të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pistën e Levit, në Finlandë, u zhvillua gara e…