‘Dardanët’ u kthehet stërvitjeve
03 nëntor 2023
| 18:28
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll u është kthyer stërvitjeve për ndeshjen e dytë me Sllovakinë. Udhëtimi nga Sllovakia u bë të premten paradite, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitja në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët në grumbullim. Është punuar për përmirësimin e gjërave që nuk funksionuan si duhet të enjten në Povazska Bystrica.
Stërvitjet e radhës janë të shtunën, ndërsa ndeshja Kosovë – Sllovaki është të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Përfaqësues i duhet përkrahja në ndeshjen e dytë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.