‘Dardanet’ U19 mposhten nga Italia

09 korrik 2023 | 22:10

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë. Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.

Vajzat e Kosovës janë munduar të japin më të mirën, por kanë bërë gabime të shumta dhe kjo kushtoi në fund. Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por edhe lëshimet e shumta teknike, që vinin kryesisht nga ngutja. Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.

Më tepër nga vashat “dardane” pritet në ndeshjen e së hënës mbrëma ndaj Britanisë së Madhe. Ndeshja me Britaninë zhvillohet prej orës 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanët” U-20 janë mposhtur nga Suedia me rezultat 84:76 (16:16,…