‘Dardanët’ U20 luftuan deri në fund, por mposhten nga Hungaria
12 korrik 2024
| 14:51
Kosova U20 pësoi humbje ndaj Hungarisë me rezultat të ngushtë 61:81 (20:16, 19:16, 15:25, 7:24).
Djemtë e Kosovës filluan shumë mirë ndeshjen duke qenë në epërsi në dy çerekët e parë, por fati nuk ishte në anën e tyre në dy pjesët e fundit, ku kundërshtari arriti ta shkrijë epërsinë dhe të triumfojë në këtë ndeshje.
Tek Kosova u dalluan Jon Ismajli me 19 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Jon Ukaj me 18 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim. Kosova të shtunën e zhvillon ndeshjen e dytë në FIBA U-20, Kampionati Divizioni B, nga ora 19:30 ndaj Suedisë.