‘Dardanët’ U21 zhvillojnë stërvitjen e fundit para përballjes me Gjermaninë

11 shtator 2023 | 20:33

Përfaqësuesja e Kosovës U21 nesër mbrëma do të përballet me Kombëtaren e Gjermanisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në Kampin Nacional në Hajvali.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit kanë bërë përgatitjet e fundit për t’i bërë ballë favoritit kryesor në Grupin D, Kombëtares së Gjermanisë U21.

Humbja ndaj Polonisë në udhëtim, nuk i ka demotivuar Dardanët që nesër mbrëma të japin maksimumin në “Fadil Vokrri”.

“Duhet të presim shumë luftë, shumë angazhim, pak fat, më e mira do të ishte të mos pësojmë, por Gjermania është favorit dhe ajo që na takon neve është të bëjmë më të mirën dhe të kemi angazhim maksimal. Shkaku i gabimeve që kishim në udhëtim, do të ketë ndryshime në formacion dhe mungesa e Lindon Emërllahut dhe Elvis Letaj u vërejt edhe në Poloni. Kosova nuk e ka komoditetin që të zëvendësojë dy futbollistë për një kohë të shkurt sepse potenciali ynë nuk është si i Gjermanisë apo shteteve tjera. Gjasat para ndeshjes gjithmonë janë 50/50. Do të tentojmë t’i dënojmë përmes kundërsulmeve, por do t’ia lëmë lojës dhe do të shohim në fund të ndeshjes se çfarë do të arrijmë”, tha përzgjedhësi Afrim Tovërlani.

Ai ka ftuar tifozët dardanë që të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur futbollistët, të cilët sipas tij shumë shpejt do t’i bashkohen Kombëtares A.

Ju rikujtojmë që biletat për ndeshjen Kosova U21 – Gjermania U21 mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1156

Çmimet e biletave janë si në vijim: Lindje 3 euro, Perëndim 8 euro dhe VIP 30 euro (pa katering, vetëm pije).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,…