Dardanët udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e parë të muajit tetor

11 tetor 2023 | 11:30

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndeshjen e parë të muajit tetor në udhëtim te Andorra.

Dardanët tanimë kanë marrë rrugë për në shtetin Iberik ku do të kenë përballjen e parë të këtij muaji.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës që ka publikuar videon e nisjes së futbollistëve nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kosovës zhvillohet të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin nacional në Andorra.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që dy përfaqësueset e zhvillojnë mes vete, pasi në duelin e parë të zhvilluar këtë vit në Prishtinë u ndanë baras 0-0.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga…