‘Dardanët’ vazhdojnë me stërvitje, Foda përqendrohet në përgatitjen taktike (foto)

09 tetor 2024 | 16:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.

Përzgjedhësi Franco Foda edhe në këtë seancë është përqendruar në aspektet taktike, të cilat synon t’i zbatojë në këtë ndeshje. Aro Muriq, për shkak të një lëndimi të lehtë, sërish nuk është përfshirë në stërvitje, ndërsa Leart Paçarada ka marrë pjesë vetëm në pjesën e parë të stërvitjes dhe më pas ka vazhduar me ushtrime më të lehta nën kujdesin e trajnerit të fitnesit.

Stërvitja e ardhshme do të zhvillohet nesër në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 11:00, derisa pasdite ekipi udhëton për në Kaunas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja vijon përgatitjet që prej ditës të hënës në Tiranë…