‘Dardanët’ vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka zhvilluar të premten seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë, e cila do të zhvillohet në Elbasan më 15 tetor.
“Dardanët” e rinj, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Rafet Prekazi dhe ndihmësve të tij, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, kanë stërvitur me intensitet të plotë në stadiumin e Feronikelit.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, atmosfera brenda ekipit është e shkëlqyeshme dhe të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe po punojnë me përkushtim të madh, derisa kontingjentit të futbollistëve iu kanë bashkuar edhe Lirim Kastrati dhe Arbenit Xhemajli, të cilët luajtën me Përfaqësuesen A në miqësoren kundër Gjibraltarit.
Gjatë stërvitjes së sotme është punuar në të gjitha aspektet e lojës, derisa janë provuar edhe skema të ndryshme të lojës.
/Epoka e re/