‘Dardanet’ zhvillojnë përgatitjen e parë në Tartu
06 tetor 2019
| 15:22
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu, ku do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për “Euro 2021” në kuadër të Grupit A kundër Estonisë.
“Dardanet” kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonezet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë. Në stërvitje atmosfera tek futbollistet dhe stafi i përfaqësues ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.
“Dardanet” do ta zhvillojnë të hënën stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të zhvillojnë përballjen ndaj Estonisë.