Dardanët zhvillojnë sot stërvitjen e parë përpara sfidës me Rumaninë
11 nëntor 2024
| 11:35
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot (e hënë) pasdite do të mbajë stërvitjen e parë para dy ndeshjeve të nëntorit.
Dardanët më 15 nëntor në Bukuresht luajnë kundër Rumanisë, në orën 20:45, derisa tri ditë më pas përballen me Lituanin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi Foda, sot do të paraqitet në konferencë për media në orën 12:00, derisa stërvitja e parë do të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.