‘Dardanët’ zhvillojnë stërvitjen e fundit, nesër nisën drejt Qipros
31 maj 2022
| 16:30
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali për ndeshjen kundër Qipros që zhvillohet më 2 qershor.
Duke pasur parasysh se në stërvitjen e djeshme u zhvillua edhe një ndeshje kontrolluese, përzgjedhësi Alain Giresse vendosi që seanca e sotme stërvitore të jetë më shumë rigjeneruese dhe relaksuese.