Vogëlushi emocionon Mërgim Vojvodën
15 nëntor 2019
| 21:41
Një vogëlush i ka befasuar lojtarët e Kosovës në stërvitje, pasi mbante një pankartë me mbishkrimin: “Kokën lart! Keni për çka të mburreni; Ëndrra vazhdon! – Krenar me ty Mërgim”.
Ky reagim i vogëlushit e ka emocionuar futbollistin Mërgim Vojvoda, i cili ka thënë se ky besim adhuruesve të futbollit i bënë “dardanët” të lumtur dhe optimist për të realizuar ëndrrën e kualifikimit në evropian.
“Këta njerëz që besojnë tek ne, më bëjnë të lumtur dhe na bëjnë të ëndërrojmë”, shkroi Vojvoda në “Instagram”.
/Epoka e re/