‘Dardanët’ zhvilluan lojë kontrolluese

12 qershor 2023 | 15:02

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në përpjekje për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, ka vazhduar punën me entuziazëm në seancat stërvitore. Në seancën e sotme, “Dardanët” e kanë zhvilluar një lojë kontrolluese, ku grupi i futbollistëve është ndarë në dy ekipe. Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve.

“Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë. Nga afër këtë seancë përgatitore e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, duke treguar kësisoj mbështetje dhe inkurajim për ekipin para dy sfidave tejet të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitja e radhës e Kosovës është paraparë të zhvillohet të martën në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali. Do theksuar se në prag të dy ndeshjeve të cilat vlerësohen si kruciale për fatin e mëtejmë të këtij cikli kualifikues, të gjithë që janë të përfshirë në Kombëtaren dardane janë duke punuar me vendosmëri e përkushtim për të arritur sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO-ja ka nisur stërvitjen më të madhe ajrore ndonjëherë në…