“Dardania” pa ujë për shkak të dëmtimit të një gypi
16 gusht 2019
| 21:32
KRU “Prishtina”, bëri të ditur përmes një komunikate për media se lagja Dardania në Prishtinë ka mbetur pa ujë, pasi Termokosi ka dëmtuar një gyp të ujit.
Tutje thuhet se sanimi i këtij problemi pritet të bëhet rreth orës 22:00, dhe të kthehet uji për qytetarët.
“Sot, rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, kësaj radhe nga ndërmarrja Termokos. Tash për tash lagjja ‘Dardania’ në tërësi është pa ujë të pijshëm. Ekipet tona janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit. Sanimi pritet të bëhet sonte në orën 22:00”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.
KRU Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë.