Darka e Gjinit, Haradinaj sqaron arsyen e darkës së shtruar në Gjakovë

31 janar 2020 | 21:59

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë mbrëmjes së sotme ka pasë një darkë pune në Gjakovë me disa nga pjesëtarët e partisë që ai drejton AAK-së.

Ai këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku tregoi se për çfarë kanë diskutuar.

“Darkë pune në Gjakovë me ministra, kryetarë komunash, deputetë, ish-kryetarë e bashkëpunëtorë, të shtruar nga kryetari Ardian Gjini”.

“Kënaqësi të diskutojmë me njerëz të përkushtuar rreth aktualitetit politik, çështjeve që na preokupojnë dhe punëve që na presin si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se shumë rrallë…