Darka në Ohër, Aleksandër Soros në tavolinë me Ramën, Vuçiqin, Abazoviqin e Kovaçevskin
Samiti i Ballkanit të Hapur mbahet në Ohër ku do të marrin pjesë 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.
Në darkën e shtruar, në një tavolinë janë parë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Soros, djali i George Soros.
Në të njëjtën tavolinë ishte edhe përfaqësuesi i Bosnje e Hercegovinës, Zoran Telegtija.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar fotot në rrjetin social Twitter.
“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik!”, ka shkruar Abazoviç.
“Darka e punës e liderëve të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Iniciativës Open Balkan”, përfundoi ai.
Politika budućnosti je politika pomirenja i ekonomske saradnje! ??❤??
Radna večera lidera Zapadnog Balkana uoči Samita Inicijative #OpenBalkan. ??????????@avucic @ediramaal @DKovachevski @Vijeceministara @AlexanderSoros pic.twitter.com/vTCIV4Wl5y
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 7, 2022