
Darkat “sekrete”: Terr informativ për takimet Kurti-Limaj
06 prill 2025
| 21:00
Secili një nga një i priti në zyrën e kryeministrisë, e për to lëshoi edhe njoftim.
Veçse ndryshe nga komunikimet me pakicat joserbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua të premten mbrëma në një restorant në kryeqytet me të parin e NISMA Socialdemokrate. Edhe të shtunën u raportua për një takim të dytë.
Të dielën këto takime as nuk i mohuan e as nuk i pohuan asnjëra palë.
Ndonëse NISMA kishte paralajmëruar se do jetë transparente ditë më parë, nuk ndodhi.
Me Fatmir Limajn që konsiderohet çelës për formimin e institucioneve të reja, burimet thonë se u fol edhe për ndarje të pozitave.
Për më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme: